Diego Armando Maradona aktualisht është trajner i Dorados de Sinaloa në ligën e dytë Meksikanë, me të cilët e mbylli sezonin duke prekur finalen e “play-off”, ku u eliminua vetëm në kohën shtesë. Gjithsesi, brenda pak ditësh do të nisë sezoni i ri dhe klubi nga Sinaloa po bën përgatitjet, por ka vetëm një problem… Maradona nuk duket gjëkundi.
Legjenda argjentinase prej ditësh nuk duket asgjëkund dhe klubi meksikan nuk ka arritur të kontaktojë me të. Mediat aludojnë se largimi i zëvendëstrajnerit, Luis Isla, i cili është dhe krahu i djathtë i “El Pibe de Oro”, mund të jetë faktori kryesor i zhdukjes së Maradonës, pasi ndoshta ky i fundit nuk do të vazhdojë me aventurën e tij në Sinaloa.
Për herë të fundit, 58-vjeçari është parë në Argjentinë, ku ka kaluar festat e fundvitit pranë familjes. Maradona gjithmonë kujdeset që të jetë në qendër të vëmendjes edhe këtë gjë ka arritur ta bëjë edhe duke mos qenë prezent.