Sherri, basti i Gjokës: E ardhmja i përket atij

Alen Sherri është vetëm 20 vjeç dhe prej vitesh konsiderohet një talent, por që te Vllaznia nuk kanë pasur kohë apo guxim që t’i japin besim për të luajtur nga minuta e parë. Tani duket se ka ardhur momenti i tij, sepse Gjoka e konsideron tashmë një titullar. Mosha e tij e re e trembte disi Gjokën, i cili e ka të qartë se eksperienca është një problem madhor, por për moshën e re që ka dhe për cilësitë që ka, Sherri do të gradohet si portier i parë.

“Është një bast i imi dhe i klubit. Është i ri, eksperienca i mungon, por ka talent dhe kemi pritshmëri të jashtëzakonshme për të, do të shkojë larg dhe jam i bindur për këtë. Nuk është ende i kompletuar, ka bërë ndonjë gabim në ndeshjet që ka luajtur, por nga ana tjetër ka hapësira të mëdha përmirësimi dhe kam shumë besim se do të rritet e Vllaznia do të fitojë një portier për një dekadë. Është e qartë që po rrezikoj, sepse e di që do të më kritikojnë nëse Sherri gabon, por jam i bindur se e ardhmja i përket atij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *