Zhufo: Flamurtari zgjedhja e duhur për mua, dua trofe

Mesfushori brazilianin bën bilancin e pjesës së parë të sezonit dhe shpreson që fund të fitojë diçka

Realizoi dy gola në kampionat, i fundit ndaj Kamzës në fitoren 3-0 të arritur në transfertë. Bëhet fjalë për braziliani Zhufo, i cili ka mbërritur në Vlorë nga Shkëndija e Tetovës. Një kampionat i nisur jo në mënyrën e duhur nga braziliani, kjo edhe për shkak të një dëmtimi në fillim të kampionatit, por aktualisht Zhufo ka ditur të jetë një nga lojtarët kyç të formacionit të Flamurtarit. Jo vetëm dy golat me Luftëtarin dhe Kamzën, por edhe asiste e krosime të sakta. Këtë presin vlonjatët nga braziliani, që tregon se ndihet mjaft mirë në Vlorë dhe te Flamurtari, duke shpresuar të fitojë edhe trofe me fanellën kuqezi.

-Zhufo, erdhët në Vlorë pas aventurës me Shkëndijën e Tetovës. Çfarë ju bindi për të bërë këtë lëvizje?

Një ofertë mjaft e mirë dhe këmbëngulja e trajnerit Duro për të më pasur pjesë të projektit të tij te Flamurtari. Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur duke ardhur në këtë skuadër, që deri më tani ka bërë mjaft mirë në kampionat. Padyshim fillimi është shumë i vështirë për çdo lojtar që ndërron ambient, por unë jam ndjerë mjaft mirë në Vlorë. Pikërisht fillimi ishte jo shumë pozitiv. Si e shpjegoni?

Lidhet me ndryshimin e ambientit, siç e thashë më lart, por edhe një dëmtim i vogël në fillim. Këto më penguan në nisjen e aventurës sime te Flamurtari. Por mendoj se gjithçka më pas erdhi drejt përmirësimit dhe jam i kënaqur me atë çfarë kam bërë deri më tani.

-Keni shënuar dy gola, por edhe keni asistuar për shokët…

Vlerësoj të dy golat, por mund të kisha shënuar edhe ndonjë më shumë. Ndërsa ai asist me Kukësin, ku Bushiç barazoi, mendoj se ishte nga më të mirët. Megjithatë për gjithçka ka meritë skuadra, të gjithë që luajmë për Flamurtarin jemi një grup i bashkuar dhe tentojmë të bëjmë gjithmonë më të mirën për këtë fanellë. Shpresoj t’u kemi dhënë kënaqësi tifozëve.

-Si do ta vlerësonit kampionatin e Flamurtarit deri më tani?

Pozitiv, por mungojnë disa pikë. Ndoshta është thënë disa herë, por unë mendoj se jemi penalizuar më shumë se duhej, në ndeshje ku duhej të fitonim, por nuk na kanë lënë të shkojmë përtej barazimit. Dakord,  në ndonjë ndeshje kemi gabuar edhe ne vetë, por në pjesën më të madhe gjykimi ka ndikuar në rezultat. Sot mund të ishim shumë pranë Skënderbeut, edhe pse unë them se një skuadër si e jona ka bërë mjaft mirë, duke parë se jemi krijuar në verë. Meritë padyshim për këtë ka trajneri Duro dhe stafi teknik.

Deri ku mendoni se mund të arrijë ky Flamurtar?

Të shohim, mos të  vendosim objektiva, ka ende shumë kampionat përpara, por është edhe Kupa e Shqipërisë. Klubi po lëviz në merkato, duke bërë afrime cilësore dhe mendoj se kjo skuadër do të jetë edhe më e fortë. Gjithsesi, tani përpara kemi përgatitjet e dimrit, që janë një pjesë shumë e rëndësishme, më pas të shohim. Por unë e dua shumë një trofe me Flamurtarin. Gjithsesi, kur gjithçka të rinisë do të shohim ndeshje pas ndeshje.

Ku ndryshimi kampionatit shqiptar nga ai maqedonas?

Këtu luhet më fort, diferencat mes skuadrave janë të vogla dhe mund të fitosh jashtë në transfertë dhe humbasësh në fushën tënde. Në Maqedoni nuk është njësoj si këtu, ka më tepër grintë në ndeshje dhe mendoj se kampionati shqiptar është më i fortë. E shoh një kampionat të ekuilibruar, edhe pse ndoshta nuk e prisja kështu si është.

Së fundmi, si ndiheni në Vlorë?

I kënaqur, një qytet shumë i bukur dhe fatmirësisht kam në ekip edhe nga Brazili, si Danilo Alvesh, me të cilin rri më shpesh, por edhe lojtarë të tjerë që vijnë nga kampionati maqedonas, ashtu si edhe unë. Nuk e kam patur të vështirë ambientimin, por Vlora është shumë e bukur. Kam fatin e mirë që jam në një grup me djem të shkëlqyer dhe padyshim kjo të ndihmon.

Elton Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online