Fanatics bën bilancin e vitit: Tirana humbi identitetin!

Tifogrupi i njohur i Tiranës, “Tirona Fanatics”, po mbyll një vit pplot probleme, polemika, akuza, ndarje me drejtuesit e klubit dhe konflikte me policinë. Festë asnjëherë, nuk ishte viti i duhur për të festuar. Pritej faktit se u festua një kupë që nuk gëzoi asnjë bardheblu.

Sot Fanatics bëjnë bilancin e vitit, më i errëti në histori, ndërkohë që lufta me Refik Halilin nuk do të ndalet.

Kur dhe vetëm disa ore kane mbetur që ky vit të mbyllet, është momenti për të bërë bilancin e ketij sezoni qe lamë pas.

Sezoni më i errët në historinë e jashtëzakonshme bardhe e blu, historinë e mbushur me luftë, grinte, pasion e mbi te gjitha IDENTITET!

E sot, kur mungojnë disa ore deri sa te finalizohet ky vit i trishtë, identiteti është zhdukur, lufte ne fushe nuk shohim me, grintën jo e jo po edhe pasioni i pashtershëm po venitet!

Lart e poshtë gjatë këtij viti, por më shumë në periudhën kohore mbasi KF Tirona ra nga kategoria, dëgjoheshin zëra, deri diku të mbytur dhe jo të sinqertë, të cilët mundoheshin te përgjithësonin fajin dhe ta shtrinin atë edhe tek tifozët.

Por ne rikujtojmë qe nuk ishin tifozët ata që bënë merkato skarco për 4 vite me radhë, as ato qe toleruan ndeshjen me Kukësin, nuk ishin tifozët ata që nuk mundën dot Korabin, që bënë shfaqje te shëmtuara derbi mbas derbi apo edhe barazuan me Laçin kur ky i fundit ishte kthyer në një ekip qe vetëm humbte pike.

Tirona Fanatics nuk pranon kurrsesi se ka pasur ndonjë peshë faji në këtë maskaradë që iu bë Sport Klubit.

Tirona Fanatics tregon një dhe vetëm një fajtor kryesor për gjithçka ndodhi: Refik Halili!

Andaj ky vit që vjen duhet të na gjejë më të fortë, së bashku për te arritur një dhe vetëm një kërkesë!

LARGIMIN E REFIK HALILIT NGA CDO KOPETENCE E SPORT KLUBIT!

Të tjerët, do te vijnë mbas tij…

TF i bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj ta ndjekin ekipin dhe organizimet e tifogrupit vetëm për arsyen e sipërpërmendur, edhe për asnjë arsye tjetër!

Bëhemi gati ndoshta për vitin më të vështirë si nga aspekti sportiv ashtu dhe tifozerik, por asgjë nuk na ndal!

Tirona Fanatics 29/12/2017”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online