Shënoi golin që i dha Milanit vendin e parë, flet lojtari që fundosi Interin: Shpresoj të më thërrasi Maldini që të luaj në Champions

Bolonja ka bërë befasinë e madhe, duke mposhtur Interin me rezultatin 2-1. Sansone përfitoi nga gabimi amatoresk i portierit Radu për të shtyrë topin drejt rrjetës në minutën e 81-të të takimit. Një gol i tillë ka sjellë një festë të dyfishtë, pasi përveç Bolonjës, janë gëzuar edhe tifozët e Milanit.

I pyetur në lidhje me këtë temë në intervistën pas ndeshjes, Sansone ka bërë humor në mikrofonin e “Sky Sports“, teksa është shprehur se shpreson tashmë që Maldini ta thërrasë te Milani.

“Shpresoj që Maldini ose dikush nga Milani të më thërrasë, të paktën për një huazim, që të luaj në Champions League”, ka thënë në humor Nikola Sansone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online