Çmenduri në Serinë A/ Bolonja trondit dhe mund Interin, Milani i shkon 4 hapa larg ngritjes së titullit kampion (VIDEO)

Befasia këtë mbrëmje vjen nga Bolonja.  Në një stadium thuajse “sold out” vendasit kanë tronditur Interin dhe kanë gëzuar tifozët që zgjodhën ta mbështesnin nga tribuna. Ivan Perisiç tundi rrjetën që në minutën e 3-të të ndeshjes, duke krijuar përshtypjen se fitorja do të ishte thjesht një formalitet.

Por e papritura ka ndodhur. Arnautoviç ka barazuar rezultatin në minutën e 28, ndërsa në të dytën zikaltrit janë përpjekur të gjejnë përsëri golin e avantazhit. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Bolonja i rezervon Interit surprizën e hidhur, teksa Sansone e dërgon përmbys shifrat.

Me këtë humbje Interi shkon në vendin e dytë në tabelën e renditjes, me 2 pikë më pak se Milani kryesues. Humbja e zikaltërve ka trishtuar njërën pjesë të Milanos, ndërsa pjesa tjetër, ajo kuqezi, e ka mbyllur mbrëmjen me buzëqeshje. Tashmë Milani është vetëm 4 hapa larg ngritjes së titullit kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online