Shembulli i Guardiolës që i shërben edhe kulturës së Shqipërisë! I ra “bota mbi kokë”, por puth medaljen

Në mesin e shumë polemikave në Shqipëri kur kampionati i drejtohej javës së fundit, trajneri Ernest Gjoka shtroi për herë të parë një diskutim në mediat shqiptare që asnjëherë nuk ishte ngritur më parë. Duke dalë përtej debateve të kafeneve për ekipe që lënë dhe blejnë ndeshje, Gjoka do të shprehej: “Si është e mundur që gjithmonë është e njëjta histori? Kur një ekip fiton në të gjitha drejtimet titullin, ne nuk i japim meritat dhe shpikim histori të ndryshme. Nuk e kemi kulturën e duhur për t’i dhënë dorën fituesit”. Çfarë donte të shprehte Gjoka me këto fjalë? Shembulli i këtij trajneri shqiptar që drejton Shkëndijën është Pep Guardiola, por në këtë rast trajneri i Manchester City-t duhet të jetë shembulli i gjithë Shqipërisë.

Pavarësisht se “bota i ra mbi kokë” kur dështojë sërish për të fituar “Champions League” mes investimeve të çmendura të kryesisë, Guardiola shkon për t’i dhënë dorën Tuchel mes mijërave mendimeve dhe emocioneve negative që e përshkruajnë në ato momente pas përfundimit të sfidës. Mbi të gjitha ajo që po merr jehonën e madhe është fotografia që ofron Guardiola. Pasi i është dhënë medalja, trajneri i Manchester City-t e ka puthur atë duke shfaqur krenarinë edhe për vendin e dytë. Pra merita është e madhe dhe nuk duhet të dalësh me patjetër i pari për t’u krenuar, duke mos e vërvitur tej medaljen si të ishte e pavlerë. Të dish të përmbahesh në fitore dhe të dish të sillesh në humbje! Pep Guardiola e tregoi edhe njëherë se e zotëron këtë virtyt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online