VIDEO/ Skema e golit sesi Chelsea e bëri Manchester City-n të dukej si “ekip amator”, presingu la në baltë Guardiolën

Chelsea ishte fantastik në përballjen ndaj Manchester Cityt, ku vetëm pak më parë, “blutë e Londrës” ngritën trofeun e Uefa Champions League. Skuadra e Tuchel i dhuroi pothuajse zero shanse kundërshtarëve, duke treguar dhe njëherë se vetëm në 6 muaj trajneri gjerman ka arritur të “bëjë magji”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Havertz në minutën e 42-të, por mënyra sesi erdhi goli ishte mjaft interesante.

Duke ditur që Guardiola parapëlqen presingun e lartë, ku tre lojtarë sulmues rrethojnë një lojtar të Chelseat, me vetëm disa pasime “londinezët” arritën të nxjerrin bllof vendosjen e City-t. Më pas realizimi i golit ishte meritë absolute individuale e Havertz që pasi sulmoi hapësirën boshe të krijuar, që la përshtypjen si të luhej ndaj një ekipi “amator”, arriti të driblonte portierin për të gjetur rrjetën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online