Orges Shehi ishte dukshëm i mërzitur pas ndeshjes. Numri një i stolit korçar komentoi edhe rastin e 11-metërshit, duke veçuar se ishte një situatë aspak e hijshme, duke e sulmuar hapur gjyqtarin.
NDESHJA – “Na mungon saktësia në metrat e fundit. Ky ishte problemi dhe një nga arsyet se pse nuk e goditëm portën ashtu siç duhet”.
PROBLEMET – “Kemi pasur probleme me dëmtimet. Abazi nuk luajti nga fillimi pasi ka probleme që nga ndeshja me Kamzën, Muzaka mezi e ka shtyrë dhe duhet të përshtatemi me ato lojtarë që kemi, duke mos pasur alternativa të tjera”.
SKUADRA – “U kërkuam lojtarëve të mos luanin me topa të gjatë dhe donim ta zgjidhnim me topin poshtë. Mbështetja e krahëve të kundërt të mesfushorëve duhet të ishte më afër. Nëse do të zgjidhej mirë në disa momente do ia kishim dalë”.
OTO XHON – “Si Muzaka dhe Demte ishin zëvendësime të detyruara. Nuk kishim mundësi shumë. Oto Xhon do hapësira, të ketë metra për thellësi dhe nëse do o kishim mundësi ndërrimi mund ta fusnim, pasi duhet të shtonim forcat në sulm, nëse donim ta fitonim ndeshjen”.
DIFERENCA – “Na dhemb që humbëm në këtë mënyrë. Do donim ta shkurtonim distancën, por nuk e arritëm. Kemi edhe ne gabimet tona, duke nisur nga unë i pari.
PENALLTIA – “Gjyqtari ka pasur një pamje të pastër. Nuk merrem me gjyqtarë, por ky është autoshkollë dhe jo gjyqtarë. Më vjen keq që na vijnë gjyqtarë pa eksperiencë. Më vjen keq që skuadra dhe pa mëdyshje nuk e marr vesh se çfarë penalltie jep. Ky nuk është arbitër. I dha karton Devit të verdhë kur ai vetë ishte i gjakosur, për shkak se simuloi 40 metra larg portës”.
OBJEKTIVAT – Nuk jemi Skënderbeu i 8 viteve të para, por një Skënderbe i formatuar. Nuk kemi cilësinë e mëparshme, pasi kemi pësuar shumë ndryshime. Mendoj se objektivat, duke parë ecurinë që kishim ndryshuan deri diku dhe ndoshta pak lojtarë që nuk e kanë pasur atë petkun e të mbajturit presion duket se e ndjejnë dhe ndoshta duan të japin më shumë dhe kjo mund t’i dëmtojë. Duhet të shohim si do rrjedhin ngjarjet në vazhdim”.