Shehi: Jemi ne kampionët e vërtetë, tërheqjen nuk e mendoj ende

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, vazhdon ta ketë mendjen te ajo ndeshje e parafundit ndaj Kukësit, ku skuadrës së tij iu mohua shansi për t’u shpallur kampione.

Pas ndeshjes së djeshme me të kuqtë, Shehi ka deklaruar: “Dua ta nis me atë ndeshje të parafundit në Kukës, ku fusha tregoi realisht se kush janë kampionët e vërtetë. Sot duhej të ishim ne ata që duhet të ngrinim lart trofeun e fituesit. Ishte një takim përcaktues, prandaj nuk na ka ikur nga mendja ai 90-minutësh.

“A do ta lë futbollin? Në fakt, shumë po më pyesin për këtë dhe kjo ka ndikuar edhe te ekipi, pasi të gjithë shokët po më mbështesin dhe po më thonë se nuk kam pse të mendoj largimin. Më lini kohë të flas me drejtuesit dhe pastaj do të flas. Sa për Tiranën, që ra nga kategoria, më vjen vërtet keq. Futbolli i tillë është dhe e uroj me gjithë zemër që të kthehet sa më parë në Superligë. Të mërkurën do të luajmë finale e Kupës së Shqipërisë dhe dua të them se, pavarësisht se edhe Tirana është e rënë moralisht, nuk jemi ne favoritë. Do të luajmë për ta fituar këtë trofe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online