Shehi: E vështirë të luash në një stadium bosh, nuk qëndron hapi fals

Trajneri i Skënderbeu, Orges Shehi, foli pa ndeshjes me Tiranën në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, teksa komentoi këtë barazim me Tiranën. Numri një i stolit korçar foli dhe për merkaton.

Mund të themi se është një rezultat i drejtë?
-Nga jashtë mund të shihet ndeshja më qetë, por mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Një pasim i thjeshtë mund të na jepte fitoren, por deri diku rezultati i përgjigjet fushës.

Sa keqardhje ndjeni që u ndëshkuat në sekondat e fundit?
-Na vjen keq që pësojmë, pasi punojmë shumë. Mund të ketë qenë vendosja e gabuar apo përqendrimi, por i tillë është futbolli. Do ishte mirë ta mbyllnim pjesën e parë në avantazh, por ky është verdikti i fushës.

Skema…
-Goli ishte pjesë e skemës, e kishim përgatitur. Kundërshtari në momentet të caktuara ndryshoi skemë. Mund ta evitonim golin, por ishim përgatitur për atë skemë. Në fillim na vunë në vështirësi, por më pas ndryshuam diçka në mesfushë dhe situata u stabilizua.

Nuk arritët që shfrytëzonit ndaljen e Partizanit, mund të themi se është një hap fals?
-Na vjen mirë që kundërshtari u ndal dje dhe donim të bënim më të mirën sot. Hapi fals nuk qëndron për mua. Në një stadium bosh është e vështirë të luash. Donim të kishte tifozë në stadium. Është një rezultat që i përgjigjet fushës së lojës.

Keni menduar për merkaton, mund të largohet Aliti…
-Aliti është pjesë e rëndësishme e Kosovës dhe ka bërë ndeshje të mira. Ndoshta ka edhe oferta, por unë nuk jam në dijeni për ndonjë ofertë konkrete. I vendos klubi këto situata, por duke ditur objektivat dhe duke qenë afër asaj ku kërkojmë, mund të kemi ndërhyrje nëse do të ketë largime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online