Shehaj, besnik i Flamurtarit: Do jemi protagonistë

Në një Flamurtar që shpeshherë gjatë viteve të fundit ka ndryshuar jo pak sa i përket organikës, ka lojtarë të cilët vijojnë t’i mbeten besnikë skuadrës kuq e zi. Ardit Shehaj, mesfushori që luan edhe si sulmues, është një nga lojtarët që do të vijojë të jetë sërish pjesë e Flamurtarit dhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Vetë lojtari ka komentuar se nuk e mendon largimin nga Vlora.

“Flamurtari është skuadra e qytetit tim, skuadra ku jam rritur si futbollist dhe do të vijojë të mbetem pjesë e tij. Natyrisht, që ashtu si çdo futbollist tjetër në kampionatin shqiptar, edhe unë kam pasur sezonet kur jam larguar nga Flamurtari, për t’u aktivizuar më shumë minuta, por tashmë jam pjesë e këtij ekipi dhe nuk e mendoj largimin. Kemi lënë pas një sezon ku vetëm në fund siguruam mbijeton, pavarësisht se më duhet të pranoj se kemi pasur një ekip mjaft cilësor, por ky është futbolli dhe  duhet të pranojmë verdiktin e fushës, edhe pse na mungojnë gjashtë pikë, të cilat na janë hequr me të padrejtë. Mendoj se ishte një sezon ku duhet të kuptojmë gabimet tona, me qëllimin që asgjë të mos përsëritet. Jam plotësisht i bindur se diçka e tillë nuk do të ndodhë në kampionatin tjetër. Me atë çfarë po shohim, jemi të vetëdijshëm se klubi po vepron me qetësi, por duke afruar lojtarë cilësorë në merkato. Kjo na kënaq dhe jam i bindur se Flamurtari i sezonit të ardhshëm do të jetë protagonist”, ka deklaruar Shehaj, i cili këtë sezon është aktivizuar në 33 ndeshje, 20 prej të cilave i ka nisur si titullar, duke u aktivizuar kryesisht në mesfushë.

Ai ka mundur të shënojë edhe dy gola, njëri mjafti i rëndësishëm, pasi u ka vlejtur vlonjatëve për të mundur skuadrën e Laçit në fazën e dytë.

Elton Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online