Marrëdhëniet midis Xherdan Shaqirit dhe futbollistit skocez Çarli Adam nuk janë ndër më të mirat. Dy lojtarët kanë punuar së bashku te Stouk Siti për disa sezone. Por, “ngacmimet” mes tyre filluan mbas rënies së Stouk Sitit nga kategoria në fund të sezonit të kaluar.
Adam e akuzoi Shaqirin si një lojtar arrogant, që si bëhej vonë fare për pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk ia ndiente fare për fatin e klubit. Disa muaj pas kritikave të Adams, Shaqiri ka thyer heshtjen në një intervistë për medien britanike “Standard”, ku i është kundërpërgjigjur ish-kolegut.
“Mendoj se deklaratat e tij kanë ardhur si pasojë e xhelozisë, sepse unë u transferova në një klub të madh si Liverpuli. Unë isha ndër lojtarët e vetëm që ndihmoja skuadrën me gola gjatë momentve të vështira, ndërsa ai ishte lojtari që merrte kartonë të kuq dhe humbiste penallti”, tha Shaqiri.