Shaqiri: Do kem dhe unë mundësinë time, kam qenë dhe më parë në skuadra të mëdha

Xherdan Shaqiri bëri një hap para në karrierën e tij, teksa nga skuadra e Stok Sitit shkoi tek ekipi i Liverpulit. Gjilanasi ka komentuar aventurën e tij tek “The Reds”, duke theksuar se për të nuk është hera e parë që luan në një skuadër të madhe.

Shaqiri beson se do të vijë dhe mundësia e tij, pasi para është një sezon shumë i gjatë. Po ashtu, lojtari anësor ka bërë një krahasim të skuadrës së tij me Bajernin, ku në një farë mënyrë ka treguar dhe mentalitetin që duhet të ketë skuadra e Jurgen Klop.

 “Kalimi tek Liverpuli? Unë e njihja ambientin këtu, duke nisur nga trajneri dhe deri tek  futbollistët. Nuk ishte një surprizë për mua. Ka ndryshim nga Stok Siti tek Liverpuli. Këtu jam në një ekip të madh, por unë edhe në të shkuarën kam qenë pjesë e skuadrave të mëdha si Bajern dhe Inter. Në Mynih ata kanë vetëm mentalitetin për të fituar tituj”.

“Liverpuli është një nga ekipet më të mëdha në botë. Vitin e kaluar bënë një edicion shumë të mirë edhe pse nuk fituan dot titullin. Tani ne synojmë që të bëjmë një hap para dhe të marrim trofe. Ky duhet të jetë synimi ynë”.

“Ndeshja me Totenhem? Ata kanë shumë lojtarë të rrezikshëm. Ata luajnë prej shumë vitesh me njëri-tjetrin dhe kjo është diçka shumë pozitive për ta. Kanë një skuadër të talentuar, por ne do të futemi në fushë me shumë përqendrim për të fituar ndeshjen.

“Mungesa e minutave… Unë jam i qetë dhe e di se mundësia ime do të vijë. Kemi shumë ndeshje përpara dhe jam i bindur se të gjithë lojtarët dol të kenë mundësitë e tyre. edhe pse shumë shpejt po afron ndeshja e Championsit ne duhet të mendojmë vetëm takimin me Totenhemin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *