Bënë shaka me “përshëndetjen naziste”, 7 gjermanë e pësojnë keq

Një shaka mes lojtarësh të një klubi amator në Gjermani ka përfunduar në ballinat e çdo gazete. Bëhet fjalë për ekipin rezervë të klubit SC 1920 Myhl, të cilët në një foto që ka bërë xhiron e botës, shfaqen duke bërë përshëndetjen famëkeqe të regjimit nazist.

Në Gjermani ai veprim është rreptësisht i ndaluar, madje mund të përfundosh edhe pas hekurave. Lojtarët në fjalë kanë shpëtuar nga dënimi me burg, pasi ata u mbrojtën me faktin se nuk janë nazistë dhe gjithçka kishte ndodhur pas një shakaje të pamenduar.

Gjithsesi, drejtuesit e ekipit nuk janë treguar aq të mëshirshëm. Të shtatë lojtarët që bënë gjestin e ndaluar, janë përjashtuar menjëherë, ndërsa klubi ka dalë edhe me një komunikatë për shtyp, ku distancohet nga lojtarët e lartpërmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online