Shameti i qartë: Kukësi nuk dorëzohet, kudo për fitore!

Kukësi do të ketë një sfidë delikate pasditen e sotme, ku do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit. Pozicionet e të dyja skuadrave në renditje janë ekstreme, pasi kuksianët synojnë ende titullin kampion dhe Europën, ndërsa krutanët besojnë te mbijetesa. Për kapitenin Ylli Shameti, objektivat e klubit nuk kanë ndryshuar, edhe pas barazimit me Partizanin kryesues.

Mbrojtësi ka folur për SportEkspres.com, ku ka deklaruar se Kukësi do të besojë deri në fund: “Objektivat tona janë në fushën e lojës në çdo ndeshje deri në mbyllje të sezonit, në Kampionat dhe në Kupë. Ne jemi Kukësi dhe deri në fund do të jemi në luftë në garën për kreun e renditjes”.

Për sa i përket ndeshjes së sotme ndaj Kastriotit, Shameti shprehet se Kukësi vlerëson çdo kundërshtar dhe kërkon gjithmonë maksimumin, pavarësisht pozicioneve në renditje. “Me çdo kundërshtar luajmë për synimet tona. Edhe pse Kastrioti kërkon mbijetesën dhe luan në fushën e tij, ne shkojmë në “Redi Maloku” vetëm për tri pikët. Për këtë do bëjmë maksimumin”, përfundoi 34-vjeçari.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *