Shameti: Dy lojtarët që kanë ardhur e bëjnë Kukësin më të frikshëm

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti ka folur për “RTSH Sport” , ku ka komentuar ardhjet e reja në skuadër, fazën përgatitore që po kryejnë verilindorët në Antalia, si dhe pritshmëritë në gjysmën e dytë të sezonit. Mes të tjerash, Shameti tha:

“Padiskutim që pas një periudhe të parë të kampionatit që e mbyllëm siç duhet, edhe këtu po ruajmë një ritëm të mirë. Të gjithë po punojnë me profesionalizëm, pasi vetëm kështu do të përballojmë ashtu siç duhet pjesën e dytë të kampionatit.

Çunat janë OK, edhe dy prurjet e reja po ambientohen mirë dhe po punojmë në mënyrën e duhur këtu në Antalia. Them që do të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë dhe do ta nisim pjesën e dytë ashtu siç duhet.

Kemi rikuperuar shumë pikë në ndeshjet e fundit, pas hapave fals në javët e para. E rëndësishme është ta nisim siç e mbyllëm vitin e shkuar. Për mua, ekipi nuk duhet të ndryshojë shumë, por dy lojtarët që kanë ardhur e njohin kampionatin tonë dhe besoj se do ta përforcojnë edhe më shumë ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online