Shalke imiton Hofenhajmin, prezanton trajnerin 31-vjeçar

Moda e re në Gjermani është besimi te trajnerët e rinj në moshë. Nëse Borusia e Dortmundit ka guxuar vitet e fundit, me Klop e Tuhel, Hofenhajmi vendos rekordin, duke ia besuar drejtimin Julian Nagelsmanit, i lindur në korrik të vitit 1987.

Hofenhajmi pati sukses të paparë me këtë lëvizje, ndaj tashmë edhe Shalke e imiton, sepse sot ka prezantuar trajnerin e ri Domeniko Tedesko.

Italo-gjermani është 31 vjeç, ka punuar me të rinjtë e Shtutgartit dhe më pas të Hofenhajmit (natyrisht) dhe në vitin 2017, në 8 mars, u emërua trajner i Auesë në Bundesligën 2, duke e shpëtuar nga rënia. Pak muaj në drejtim dhe erdhi oferta nga Shalke, që ka disa sezone që ndryshon trajner me një rregullsi shqetësuese.

Sezonin e fundit Shalke mbeti jashtë kupave të Europës, gjë që nuk i ndodhte prej shumë vitesh, ndaj drejtori sportiv Kristian Hajdël ka rrezikuar, duke tentuar një revolucion edhe në mentalitet.

“Shalke nuk është klub i zakonshëm. Nuk do ta lija punën te Aueja për ndonjë klub tjetër, pasi Aue ishte klubi i parë që më dha një shans në futbollin profesionist dhe do t’u jem gjithnjë mirënjohës. Shalke dëshiron të kthehet në Europë dhe ai është synimi i vetëm. E di që më krahasojnë me Nagelsmanin, për moshën dhe faktin që vijmë nga Hofenhajmi, por nuk ndihem nën presion”, deklaroi gjatë prezantimit Tedesko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online