Shaland: Këta djem nuk dorëzohen kurrë, le të ëndërrojmë!

Bernard Shaland, trajneri i Kosovës, ishte shumë i entuziasmuar pas fitores me Bullgarinë. Në Supersport Kosova ai deklaroi: “Jam shumë i lumtur, sidomos për lojtarët. Nuk dorëzohen kurrë, kurrë! Vetëm punuan sot. U përpoqëm e u përpoqëm në çdo mënyrë për të fituar dhe ia dolëm. Treguan një shpirt luftarak të vërtetë”.

“Mentaliteti i skuadrës është i rëndësishëm, skuadra duhet të tregojë karakter edhe në momentet negative, ata u përgjigjën mirë kush ishin në disavantazh dhe kjo ka rëndësi për mua. E pamë se luajtëm futboll të mirë, provuam me çdo mënyrë. Kemi një skuadër mesatare shumë të re vetëm 23 vjeç”.

“Europiani? Çdo gjë e madhe ka filluar me një ëndërr. Le të ëndërrojmë kjo është filozofia ime.  Në momentin kur na shënuan golin e dytë, do isha i kënaqur dhe me një barazim, por me aq mundësi sa krijuam në fund të lojës, do të mërzitesha sikur të mos fitonim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *