Shaland: Grupi ynë mbetet i hapur

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland ka folur para gazetarëve në konferencën për shtyp, që i paraprin transfertës ndaj Ishujve Faroe. Zvicerani u shpreh se grupi, ku ndodhet Kosova në “Nations League” është i hapur si për Azerbajxhanin, por edhe Ishujt Faroe.

“Ky grup është i hapur tani dhe çdo gjë është e mundur dhe gjëja me e rëndësishme për mua është se kemi nevoje për tri pike dhe për performancë te mire këtu”, ka thënë fillimisht trajneri zviceran.
“Ekipet e tjera janë afër nesh përveç Maltës. Grupi është i hapur.
I pyetur për presionin që mund ta ketë Kombëtarja e Ishujve Faroe pas humbjeve të fundit, trajneri i Kosovës u përgjigj kështu: “Nuk dua të flas për presionin e ishujve sepse edhe ne kemi presion. E kemi të qartë se do te luajmë me ekip të fortë dhe është e vështire t’i mposhtësh”.

“Nuk mendoj për presionin e tyre por për ekipin tim”.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala u pyet se a do të ndikojë mungesa e tifozëve në Ishujt Faroe.

“Nuk besoj qe do te jetë shumë ndryshe qe luajmë jashtë, edhe pse nëse na motivojnë tifozët tanë ne Prishtinë, ama ne jemi te motivuar sepse duhet te fitojmë këtu dhe të marrim tri piket”, tha Shala.
Trajneri i Kosovës u pyet edhe për mungesën e Hekuran Kryeziut, i cili nuk do të luajë për shkak të suspendimit.

“Kemi lojtare te mire ne ketë ekip, por unë jam trajneri dhe duhet ta gjej zgjidhjen. Ne jemi grup dhe të gjithë mund të japin ndihmën e vetë. Te gjithë duhet të tregojnë çfarë mund të japin. Për ne është me rendësi grupi dhe jo individët”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *