Holanda turpëron Gjermaninë, sa shumë pikëpyetje për Joakim Lëv

Kombëtarja Holandeze ka mundur në “Johan Cruijff Arena”, Gjermaninë me rezultatin 3-0 në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të “Nations League”. Golin e parë për vendasit e shënoi Van Dijk në minutën e 30-të, ndërsa në minutat e fundit të takimit rrjeta e gjermanëve u tund sërish nga golat e Dipei (87’) dhe Vinajldum 93’.

Kritikat më të mëdha për këtë takim do t’i marrë Joakim Lëv, por edhe sulmuesi Liroi Sane, i cili shpërdori në mënyrë të pabesueshme dy raste të pastra për shënim. Me këtë humbje Gjermania renditet e fundit në Grupin 1 të Ligës A.

 

REZULTATET  E TJERA TË “NATIONS LEAGUE”

Irlandë  0  –  0   Danimarkë

Bullgari  2  –  1  Qipro

Shënues: Despodov 59’, Nedelev 68’ / Kastanos 41’

Maqedoni  4  –  1  Lihteshtejn

Shënues: Trajkovski 10’,  30’, Pandev 36’, Alioski 67’ / Jildiz 37’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online