Te Milani s’dinë të pushojnë, Leonardo me mision në Moskë

Milani ka arritur marrëveshjen me klubin e Flamengos për transferimin e mesfushorit Lukas Paketa te italianët gjatë merkatos së janarit. Por, merkato e kuqezinjve nuk ka qetësi. Sipas raportimeve në mediet italiane shënjestra tjetër e Leonardos është ish-mesfushori i Romës Leandro Paredes.

Argjentinasi u transferua në Rusi te skuadra e Zenitit. Gjatë sezonit të kaluar Zeniti nuk arriti të shpallej kampion i Rusisë, por në aspektin personal, Paredes shkëlqeu duke treguar qartazi se e meriton të luajë në një kampionat shumë më elitar sesa ai rus.

Rikthimi i Paredes në Itali nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi klubi rus nuk ka ndërmend ta shesë kartonin e lojtarit pa të paktën 40 milionë euro, një shifër kjo që është një sforcim i madh për financat e Milanit, por me një Bilja që së shpejti do të mbushë 32-vjeç te Milani i duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online