Lirim Kastrati po bën mjaft mirë me skuadrën e tij Lokomotivat e Zagrebit, ku ka spikatur meparaqitjene tij në këtë fillim të edicionit të ri. Me 5 gola në 7 ndeshje dhe 2 asiste normalisht që do të tërhiqte dhe vëmendjen e skuadrave përfaqësuese. Ndonëse u raportua se Kastrati mund të lërë Kosovën për Kroacinë, diçka të tillë lojtari vetë e ka përgënjeshtruar në “KTV”, ku njëkohësisht ka zbuluar se Shaland e ka ftuar për dy ndeshjet e radhës në muajin tetor.
“Para disa ditësh më ka telefonuar trajneri i Kosovës A, Bernard Shaland, me të cilin kemi biseduar dhe më ka thënë se do të më ftojë për dy ndeshjet e muajit tetor. Unë jam shumë i lumtur që do të kem rastin të luajë me Kosovën A dhe mezi pres që të bashkohem me skuadrën. Unë kam kaluar shumë mirë me Kosovën U19 dhe U21 dhe mendoj që tani është momenti që të jap maksimumin edhe për ekipin e parë.
Nuk e kam thënë në asnjë media se unë do ta lë Kosovën për Kroacinë. Intervista ime është keqinterpretuar. Unë kam thënë se nëse Kosova dhe Shqipëria nuk do të më ftonin dhe do të isha i lirë, do të luaja edhe për Kroacinë, por në asnjë moment nuk do ta lë Kosovën për asnjë kombëtare tjetër, pasi vendimin e kam marrë para disa viteve. Kam lindur dhe jam rritur në Hogasht të Kamenicës dhe do të jap më të mirën për vendin tim të lindjes”.
Lojtari e ka shpërndarë intervistën ën profilin e tij, di he e ka shoqëruar me një koment të shkurtër, duke përsëritur se ai e ka bërë zgjedhjen e tij.
“Përshëndetje për të gjithë
Përmes kësaj interviste dua që t’i jap fund të gjitha atyre shkrimeve të ndryshme rreth temës se fanellën e cilit shtet dua të djersiti, jam lindur dhe rritur në Hogosht(Kosovë) prandaj dua që të përfaqësoj shtetin tim, Kosovën! Është zgjedhje e zemrës, forca Kosova”