Spaleti nuk kërkon të ndalet: Jemi më të fortë se Fiorentina

Pas fitores “in extremis” ndaj Totenhem dhe Sampdorias, Inter pret mbrëmjen e nesërme Fiorentinën në “San Siro” në një sfidë jo shumë të lehtë. Pikërisht për sfidën e nesërme, trajneri i zikaltërve Luçiano Spaleti ka folur përpara mediave për sa i përket ndeshjes së nesërme si dhe gjendjes së ekipit.

ZËVENDËSIMET – “Unë mendoj se, sidomos Borha Valero i dha një marsh tjetër lojës. Nuk është e thënë që gjithmonë ndeshja të zgjidhet nga 11-ja titullare. Lojtarët që vijnë nga stoli, janë më të freskët është normale, ndaj Sampdorias e pranoj që na ndihmuan shumë. Më vjen mirë edhe për faktin se të gjithë djemtë po punojnë fort”.

BROZOVIÇ – “Ne nuk ndërhymë në merkato në rolin e Brozoviç sepse kishim besim tek ai. Unë dhe stafi e dinim se do vinte një moment dhe do të merrte përgjegjësi, Brozoviç është një mesfushor që ka një bagazh për tu vlerësuar dhe statistikat e theksojnë që është një ndër më të mirët”.

Inter ndërkohë pas Fiorentinës, ndeshet me Kaljarin dhe më pas vjen Juventus dhe Napoli në kampionat. Tekniku Spaleti ka folur për sfidën e radhës ndaj Fiorentinës, por nuk ka thënë diçka në lidhje me ndeshjet e tjera.

“Kemi humbur disa pikë që nuk duhet ti humbnim, por kjo është diçka që i përket së shkuarës. Jemi përmirësuar, sidomos në karakter. Për momentin nuk duhet të shikojmë renditjen, por duhet të mundohemi të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Fiorentina ka një trajneri shumë të mirë, i cili gjithashtu më pëlqen dhe si person. Pioli trajnon një ekip modern dhe po bëjnë mirë deri tani. Ata kanë në ekip lojtar si Kieza, por ne jemi më të fortë sepse do të kemi dhe tifozët me vete, të cilët na japin akoma më shumë forcë”.

SKUALIFIKIMI – “Unë jam si natyrë shumë emocional dhe ndonjëherë shkoj përtej asaj që është e lejuar, por në këtë rast thjesht nuk mund ta kuptoj skualifikimin, është një reagim i natyrshëm. Më vjen keq dhe për këtë arsye nuk dua të flas për episodin”, ka përfunduar numri një i Inter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online