Shakaja e kripur”: Reklamoi gruan për prostitucion, 6 muaj burg për ish-lojtarin e Fiorentinës

Ish-futbollisti i kombëtares Çeke dhe Fiorentinës, Tomash Repka, sapo është futur në telashe të thella me ligjin. 44-vjeçari është dënuar me gjashtë muaj burg pas një veprimi shumë të ulët që kreu ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Repka kishte shpërndarë tri postime false ku reklamonte ish-gruan e tij si eskortë, dhe në to kishte vendosur foton dhe numrin e saj. Ish-qendërmbrojtësi i Fiorentinës shfaqi pendesë në gjykatë kur u pyet për çka e shtyu të bënte këtë veprim të çuditshëm.

“Marrëdhënia midis meje dhe ish-gruas time nuk është aspak e mirë. Doja të merrja hakmarrje, pasi ajo nuk më lejon të shikoj djalin tim”, tha ish-futbollisti çek para trupës gjykuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *