Te Sevilja, do të kërkojnë një trajner të ri, pasi klubi spanjoll vendosi që Hoakin Kaparros nuk do të jetë më në krye të pankinës. Një muaj më parë, Kaparros deklaroi se po vuante nga një sëmundje e rëndë (Leukemi Kronike), por do të vazhdonte punën normalisht. Megjithatë, klubi spanjoll ka vendosur që të mos i besojë më stolin.
Kaparros, 63-vjecc, e ka drejtuar Seviljan për plot 241 ndeshje, më shumë se ccdo trajner tjetër. Prej vitesh tashmë në klubin spanjoll, Kaparros është një nga personat më të rëndësishëm dhe si pasojë, pritet që Sevilja t’i ofrojë një rol tjetër, me shumë mundësi një rol drejtuesi.
Këtë sezon, Kaparros e renditi Seviljan në vend të gjashtë në kampionat, duke siguruar pjesëmarrjen e skuadrës spanjolle në Europa League sezonin e ardhshëm.