Serran harron makthin shqiptar, firmos në Marok

“Pas shiut, del gjithmonë dielli”. Kështu shkruan në faqen e vet në Instagram Albert Serran Olo, qendërmbrojtësi spanjoll që për pak javë u bë pjesë e Kukësit këtë verë, për t’u larguar pas eliminimit në Champions League nga Sherifi i Tiraspolit.

Mbrojtësi me eksperiencë,  në karrierën e vet ka luajtur edhe në Spanjë e Angli, përveçse në Qipro e Shqipëri, tashmë ka gjetur ekip të ri.

33-vjeçari ka firmosur me Shabab Rif Al Hoceiman, klub maroken nga Botolo Pro, kategoria superiore e vendit afrikan.

I mësuar të shëtitë nëpër Europë, zgjedhja e Serranit ka ardhur edhe për faktin se Al Hoceima është qytet bregdetar që sheh nga Spanja, duke qenë vetëm 90 milje larg Malagas.

Në këtë mënyrë, Serran ka qëndruar vetëm pak javë pa ekip dhe tashmë mund të përqendrohet sërish te futbolli i luajtur, duke lënë pas periudhën e zezë në Shqipëri, ku e akuzuan edhe për trukim pas golit të pësuar në Moldavi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online