Operacioni i Çanit dhe hijet e Mazrekajt…

Nuk e di kur do të bëhet operacioni në gju. Ishte një kohë që kam shtrënguar dhëmbët, por vendosa të them stop, pasi nuk mundem më. Vendosa me të gjithë stafin për të bërë operacionin dhe të shoh përpara në të ardhmen”, – deklaronte Edgar Çani për mediet italiane, para operacionit të tij në gju, në maj.

Operacioni nuk vonoi dhe sulmuesi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale më 18 maj. Po, 18 maj, bëjini llogaritë vetë, jemi 2 muaj e gjysmë pas operacionit.

Partizani e afroi Çanin në merkaton e verës dhe tashmë duhet parë se si do të reagojë lojtari pas operacionit. Të kuqtë kanë besim te 28-vjeçari, por janë shqetësuar nga gjendja e tij momentale, pasi lojtari nuk është stërvitur me grupin.

GJENDJA E ÇANIT – Sulmuesi Edgar Çani që nga afrimi i tij me Partizanin nuk ka zhvilluar një seance të plotë në Kashia të Italisë. 28-vjeçari është bashkuar me skuadrën, por nuk e ka marrë të plotë programin e trajnerit Mark Juliano, burime të besueshme brenda ekipit e konfirmojnë këtë për “Sport Ekspres”. 28-vjeçari ka filluar të ndjejë therjet e para pas seancave të para stërvitore dhe ka disa ditë që nuk stërvitet fare. Ai po vuan nga një problem në gju dhe për momentin gjuri i tij është i ënjtur. Kjo është edhe arsyeja se pse Çani nuk po stërvitet.

HIJET E MAZREKAJT – Hijet e së shkuarës mund të rikthehen te të kuqtë. Ata janë të frikësuar pas këtyre problemeve që ka shfaqur Çani, kjo për faktin se nuk është një situatë e redhe nuk përballen për here të parë. Mesfushori Mentor Mazrekaj është një tjetër futbollist që mori teposhtën nga dëmtimet. Një operacion i shkuar keq dhe më pas i gjithë vazhdimi i karrierës me “demat” ishte një “makth” për të dhe klubin e kuq. Të gjithë në kampin e kryeqytetasve shpresojnë që Çani të mos ketë fatin e Mazrekajt dhe që tani kanë filluar të kryqëzojnë gishtat duke shpresuar vërtetë që problemi në gju t’i dalë ashtu siç kanë shkruar, një kontraktim i lehtë…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online