Shkarkimi i Zhoze Murinjos nga stoli i Mançester Junajtid po bën bujë, ndërsa flitet për një rikthim të tij te Reali i Madridit. Florentino Perez është i lidhur me portugezin dhe ai mund të jetë emri që do të zëvendësojë “të përkohshmin” Santiago Solari.
Reali luan nesër në orën 17:30 finalen e Botërorit për klube kundër arabëve të Al Ain. Sergio Ramos ka folur në konferencën për shtyp përpara finales, por atij nuk i pëlqen shumë të flasë për ish-trajnerin e tij.
Kapiteni është i përqendruar te finalja e madhe dhe “thumbon” gazetarët e pranishëm. Në fund replika me Kristiano Ronaldon, i cili e cilësoi grupin e Juventusit si më të mirin më të cilin ka luajtur ndonjëherë. Një deklaratë e tillë nuk është pëlqyer në Madrid, por Ramos vendos të injorojë fjalët e ish-shokut të skuadrës.
MURINJO – “Unë nuk jam askush për të vendosur se kush duhet të jetë trajneri i Realit të Madridit. Kemi 5 vite pa Murinjon dhe akoma flisni për të. Ne mund të fitojmë një tjetër trofe, ndërsa ju e keni mendjen te Murinjo. Kapiteni nuk i zgjedh trajnerët.”
CR7 – “Ne nuk e kemi dëgjuar atë të flasë për Realin. Kur ishte këtu, ai ka parë grupin që ekziston falë të cilit kemi fituar trofe. Jemi të lumtur që ai po bën mirë tek ekipi i ri.”
FINALJA – “Mund të bëhemi kampionë bote për herë të tretë rresht. Askush nuk ia ka dalë më parë të bëjë një gjë të tillë. Do të ishte e bukur në aspektin psikologjik të rinisemi me një tjetër trofe të fituar.”