Sentamu rrezikon stolin, Ze Maria tani ka një opsion

Tirana u mund nga Kukësi dhe ndeshja e radhës kundër Luftëtarit duhet fituar me çdo kusht. Trajneri Ze Maria dhe lojtarët nuk kanë rrugë tjetër. Gjirokastritët i kanë humbur tre ndeshjet e para në kampionat, kurse bardheblutë kanë vetëm një pikë falë barazimit pa gola kundër Teutës.

Deri më tani skuadra kryeqytetase ka shënuar vetëm një gol kundër Kukësit me anë të Ernest Muccit, ndërkohë që është pritur shumë nga Junus Sentamu. Lojtari nga Uganga nuk ka arritur të shënojë dot, edhe pse ndaj verilindorëve pati një mundësi të mirë në fundin e pjesës së parë.

Duke parë edhe paraqitjen e bërë nga Gideon Ofori Ofei, me shumë mundësi sulmuesi mund të përfundojë në stol. 19-vjeçari ganez bëri një paraqitje të mirë në 45 minutat e dytë, por jo vetëm kaq, pasi edhe gjatë seancave stërvitore të javës së shkuar Ze Maria kishte lënë të kuptohej se po bënte plane ta aktivizonte.

Tanimë për Ofei mund të ketë më shumë minuta, ndërkohë që nesër pritet të vijë edhe nigeriani Oduamadi, prej të cilit në kampin bardheblu presin shumë. Ish-lojtari i Milanit dhe Nigerisë është zyrtarizuar, pasi në Milano kishte nënshkruar për dy vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online