Sëmundja e rëndë dhe rikthimi në fushën e blertë, rrëfehet Muça

Gentian Muça u rikthye ne fushat e lojës pas shumë kohësh për shkak të sëmundjes së tij të rëndë. Mbrojtësi i Tiranës zbriti në fushë në takimin përballë Flamurtarit, edhe pse për pak minuta.

Megjithatë, ky “debutim” është shumë i veçantë për Muçën, i cili tregoi se mund të ngrihesh edhe pas shumë vështirësive. Në një intervistë për “TopChannel”, mbrojtësi bardheblu tregoi vështirësitë e tij, rikthimin në fushë dhe preku derbin kundër Partizanit, që do të luhet ditën e premte.

SËMUNDJA – “Momenti i parë që kisha me doktorin, me tha që isha i sëmurë. Diagnoza ishte shumë e rëndë dhe me celula të mëdha në pjesën e femurit, pra ishte një sëmundje tumorale”.

SHËRIMI – “Ka qenë diku nga maji kur kam bërë vizitën e fundit dhe pas gjashtë muajsh, më thanë që kam terapi me 20 seanca radioterapia. Kocka ishte pastruar dhe përgjigjen përfundimtare e kam marrë në tetor të vitit të kaluar”.

DILEMA – “Më kanë shtyrë shumë që të mendoja ende për futbollin, por normalisht kishte gjëra më të rëndësishme në mendjen time. Megjithatë, thashë pse jo? Ta provoj dhe njëherë”.

MBËSHTETJA – “Përveç skuadrës dhe klubit që më kanë mbështetur në çdo moment, më kanë mbështetur dhe shumë ekipe të tjera. Meqë jemi pranë derbit, dua të them që kam pasur mbështetje edhe morale, edhe financiare, nga skuadra e Partizanit”.

RIKTHIMI – “Ishte një moment shumë emocionues, pasi kisha gati dy vite që nuk shkelja në fushën e blertë. Por luajta vetëm pak minuta dhe nuk kishte shumë kohë për emocione”,- u shpreh Muça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *