Selimaj dhe simulimi ndaj Tiranës: Rrëshqitja? E kam kopjuar nga Grima

Protagonist në sfiden e “jetës”, siç u quajt ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, ishte edhe Erind Selimaj. Ishte e qartë, që portieri shkodran do të ishte në fokus të skuadrës kundërshtare, së cilës i duhej patjetër fitorja. Por duhej mposhtur “gardiani” i kuqebluve, Erind Selimaj, i cili ka bërë disa pritje, më e bukura në minutën e 54-t, pas gjuajtjes së Hoxhallarit nga jashtë zonës. Por ajo që mbahet mend gjatë është “rrëshqitja” e tij në shtesë. Ishin sekondat e fundit dhe Selimaj, me qetësinë e tij karakteristike, bëri atë veprim.

Për “Sport Ekspres” Selimaj sqaron se e ka kthyer në “profesion” administrimin e minutave të fundit, edhe pse shqetësohet nga kundërshtarët. Kështu bëri edhe të shtunën, kur, pasi mori hov, rrëshqiti dhe nuk e goditi topin. Loja u ndal dhe portieri mori ndihmën mjekësore, duke vonuar lojën sa mundi, duke rrezikuar edhe ndëshkimin me karton të verdhë. 24 orë pas ndeshjes, ndërsa prononcohet ekskluzivisht për “Sport Ekspres”, Selimaj shpreh kënaqësinë e atij rezultati të dëshiruar, që i dha mundësinë e qëndrimit në Superligë.

“Jam shumë i lumtur për qëndrimin e Vllaznisë në Superiore. Rrëshqitja? T’ju them të drejtën, ishte tërësisht taktikë, e kam mësuar nga Armir Grima. Mbaj mend se ai e ka bërë me Vllazninë në një ndeshje shumë të rëndësishme. Vetëm se ai e ka bërë me arbitra shqiptarë, ndërsa unë me arbitra italianë”, – tha Selimaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online