Biznesmenë për Vllazninë, ja kush fshihet pas projektit

Anton Cicani

Mbijetesa dhe rilindja. Nëse do të shkruhej nga Dante Aligeri, sot padiskutim që do të ishte ndër librat më të lexuar, por kjo është vepra përmes së cilës Vllaznia dëshiron që të mos kalojë mes purgatorit… E provoi për 90 minuta atë shije dhe, në fund, gjeti dritën drejt parajsës, ndërsa Tirana udhëtoi drejt ferrit. Një situatë paradoksale për një qytet që meriton shumë më shumë se kaq. Një qytet ku “Loro Boriçi” ishte mbushur si në ditët e tij më të bukura. E ndërsa Bashkia dhe Voltana Ademi e quan si sukses mbijetesën, shkodranët e quajnë ende një shpëtim nga turpi dhe asgjë më shumë se kaq. Prej vitesh, agonia e kuqebluve është kjo: qëndrimi në kategori. Gara për titull është një planet tjetër, ndërsa Europa një dimension që në fillim u afrua, por më pas shkodranët e panë me teleskop… E ardhmja? Kjo fjalë e cila ende ka mbetur pezull në Shkodër, në djepin e futbollit. Por, diçka në horizont po duket. Prova ose indicia e parë ka ardhur në sfidën e fundit të kampionatit, në “Loro Boriçi”, në tribunë, aty ku mes 16 mijë tifozëve që kishin mbushur shkallët, ishin edhe tre personazhe, sipas asaj që ka zbuluar “Sport Ekspres”, mund të jenë pjesë e planit për të investuar dhe ndërtuar një Vllazni që s’do të endet më në kërkim të identitetit.

Plani – Tre personazhe: Almiro Gurakuqi,Tedi Mula dhe James Doshi. Të tre kanë qenë bashkë në tribunë dhe janë fotografuar nga “Telesport”, ndërsa nëse zbërthehen ashtu si duhet, kuptohet se nuk janë persona pa influencë. Almiro Gurakuqi është doktor i nderuar, ndërsa ka ndihmuar ekonomikisht Vllazninë B të bënte mrekullinë e ngjitjes në Kategorinë e Parë. Para në mjete materiale dhe transport. Por, edhe më shumë se kaq. Përkrah tij, i biri i biznesmenit Arben Mula, Tedi Mula, nipi i Osman Mulës, “ambasadorit shkodran” në Tiranë. Ndërsa, i treti, nipi i Tom Doshit. Jo vetëm kaq, por të tjerë do të bashkohen në vazhdim, duke diskutuar për Vllazninë që do të vijë. Jemi ende në hapat e para, por duket se këtë herë mund te gjendet pikërisht ajo gjuhë që mungonte prej kohësh, me Bashkinë që ende pret dhe, këtë herë, duhet të dorëzohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online