Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt, ka bërë të ditur listën me 25 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e kualifikuesve të “Euro 2020” ndaj Çekisë dhe Malit të Zi.
Në listën e “Tre Luanëve” ka vetëm një emër të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin e Uest Hem Deklan Rajs, i cili do të ketë në të shkuarën ka luajtur me kombëtaret e grupmoshave të Irlandës, madje dhe me kombëtaren e parë, por vetëm në një ndeshje miqësore, çka i mundësoi ndërrimin e kombëtares.
20-vjeçari Rajs ka lindur dhe është rritur në Angli në një familje emigrantësh nga Irlanda.
?
Here it is – the #ThreeLions' squad for our opening two #Euro2020 qualifiers:https://t.co/3seiPqsZrO
— England (@England) March 13, 2019