Gareth Sauthgejt i është dashur të largojë katër lojtarë nga grumbullimi i tri luanëve për të plotësuar listën përfundimtare me 23 futbollitë për finalen e turneut të “Nations League”, ku përfaqësuesja që ai drejton ndeshet në gjysmëfinale me Holandën.
Katër lojtarët që s’do ia dalin të jenë pjesë e turneut debutues janë Nejthën Redmond, Xhejms Uard-Prous, Herri Uinks dhe Kieran Tripier, ky i fundit ishte një ndër lojtarët më të mirë të Anglisë në Botërorin “Rusi 2018”, por forma e mirë e Kalj Uokër dhe Trent Aleksandër-Arnold ka bërë që 28-vjeçar të mbesë jashtë listës.
? Kieran Trippier
? Harry Winks
? James Ward-Prowse
? Nathan RedmondEngland have trimmed their squad for the #NationsLeague finals next month
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 27, 2019