Mauricio Sarri e ka shprehur hapur se nuk i pëlqen aspak që lojtarët e tij të jenë në qendër të vëmendjes mediatik. Ai vetë është ndalur të komentojë për brazilianin Uillian që përflitet gjithnjë e më shumë se do të transferohet në Spanjë, me Barcelonën dhe Realin që kanë shfaqur interes për të.
“Nuk jam aspak i kënaqur me situatën që krijohet. Është mjaft e çuditshme. Unë mendoj se ai është një lojtar me shumë cilësi dhe çdo skuadër do e donte në ekip”.
Uillian nuk është me skuadrën, pasi siç raportohet ai ka probleme me dokumentacionet. Gjithsesi zërat për një largim të mundshëm janë të shumta.