Sarri sheh gotën gjysmë plot: Pikë e mirë, fokusohemi te Liverpuli

Çelsi nuk ia doli të shkonte më shumë se barazimi në transfertë përballë Uest Hemit. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola dhe Mauricio Sarri e vlerëson pikën e marrë.

Ndeshja e radhës është përballë Liverpulit të Klopit dhe Çelsi do të tentojë të fitojë për të marrë kryesimin e Premier Ligës. Trajneri i “Bluve të Londrës” ka dhënë mendimin e tij për sfidën me Uest Hem dhe përgatitet për përballjen spektakolare me kryesuesit e “The Reds”.

Uest Hem është një skuadër shumë e mirë, por ne mund të bënim diçka më shumë. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë dhe morëm një pikë të mirë. Rudiger? Nuk besoj se është një dëmtim i rëndë dhe mendoj që do të rikthehet në dispozicion brenda disa ditësh. Tani do të përballemi me një skuadër të vështirë si Liverpuli. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, por spektakolare”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online