Trajneri i Çelsit, Mauricio Sarri, foli për BT Sport pas barazimit 1-1 marrë në Frakfurt, me finalen e Europa League që duket edhe më pranë: “Kam shumë i lumtur për paraqitjen, por jo për rezultatin. Pas 25 minutave të para nisëm të luajmë futboll. Luajtëm shumë mirë për 35 minuta në pjesën e dytë, por mendoj se duhej të fitonim. Gjithsesi, një barazim 1-1 jashtë fushe nuk është aq keq.
“Mendoj se ndryshuam mentalitetin në pjesën e dytë të 45 minutave të para, nuk ndryshuam taktikë. Në fillim luajtëm vetëm të ruanim barazimin, por nuk është në karakteristikat tona kjo gjë. Duhet të luajmë, të luajmë, të luajmë kundër një skuadre si Frankfurti, perfekte në kundërsulm.
“Mendoj se meritonim edhe një gol të dytë, patëm 3-4 shanse. Në kthim do duhet shumë kujdes, sepse sidomos Joviç ishte shumë i rrezikshëm, një bishë para porte, na shënoi një gol shumë të bukur. Është një ekip dinamik dhe shumë agresiv”.