Luajti ndeshje perfekte, gjeometri i Çelsit merr elozhe nga shokët e ekipit

Çelsi mori një barazim të çmuar në Frankfurt, ndaj një rivali shumë të rrezikshëm, në një stadium jashtëzakonisht të nxehtë. Pas ndeshjes kapiteni Sezar Azpilikueta pati elozhe të veçanta sidomos për mesfushorin Zhorzhinjo, i cili luajti një ndeshje perfekte:

Zhorzhinjo është shumë i rëndësishëm për mënyrën si luajmë. Na duhet që ai të ketë kontrollin e lojës dhe të shpërndajë topin drejt sulmit. Kur e ka ai topin, jemi të aftë të krijojmë shanse për shënim dhe të gjejmë hapësira.

“Shënuam në një moment delikat dhe në pjesën e dytë u rritëm ndjeshëm. Goli në transfertë vlen shumë, por është vetëm hapi i parë. Çdo gjë do të vendoset në Londër. Kemi nisur një punë në shtator, duhet ta çojmë deri në fund“.

Edhe mesfushori Ruben Loftus-Çik ishte në një linjë me kapitenin: “Zhorzhinjo bëri ligjin në fushë. Ai i tërheq lojtarët pas vetes dhe kjo më je hapësirë për të vrapuar dhe sulmuar kundërshtarët. Në pjesën e dytë ishim superiorë, e kontrolluam mirë ndeshjen, duke pasur raste të mirë. Atmosfera ishte fantastike, më pëlqeu shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online