Çelsi është gati të përballet me Kristal Palas për javën e 11 të Premier Ligës. Ndeshja zhvillohet të dielën në “Stamford Bridge” dhe djemtë e Sarrit do të kërkojnë fitoren për të vazhduar ndjekjen e Liverpulit dhe Mançester Sitit.
Çelsi renditet me dy pikë më pak se kryesuesit, ndërkohë që numëron 7 fitore dhe 3 barazime në 10 ndeshjet e para. Mauricio Sarri ka folur në konferencën për shtyp., duke theksuar se e ka menduar më të vështirë përshtatjen me futbollin anglez, por në ekip ka futbollistë cilësorë, të cilët mund të fitojnë ndeshjent dhe pa ndihmën e skemave të trajnerit.
“Nuk e kam mendjen te rekordi, duhet të fitojmë ndeshjet dhe të mbledhim pikët. Rekordi vjen si pasojë, por mesazhi im është ky: vlen vetëm ndeshja e radhës. Në të gjitha eksperiencat e mia kam vuajtur dhe jam ndjerë në vështirësi pas dy muajve të parë. Mendoja se mund të më ndodhte e njëjta gjë këtu, por lojtarët e mi arrijnë të fitojnë, edhe pa një organizim taktik shumë të mirë”, përfundon trajneri italian i “Bluve të Londrës”.