Sarri fiton David Luizin: E dashuroj këtë stil loje!

0

Maurizio Sarri ka marrë drejtimin Çelsit dhe që në prezantim ka premtuar që skuadra e tij do të bëjë lojtar sulmues. Ka disa lojtar që u pëlqen filozofia e tij dhe një ndër ta është mbrojtësi David Luiz. Braziliani, i cili kishte probleme me Antonio Konte, shprehet se e dashuron stilin e lojës së teknikut italian.

“Jam rikthyer nga PSG për të qëndruar. Kur vendosa për t’u rikthyer synoja të fitoja kampionatin dhe për të bërë sërish diçka për Çelsin, ndaj edhe jam i lumtur këtu. E dashuroj filozofinë e lojës së Sarrit. Ne duam ta nisim manovrën sulmuese gjithmonë nga pas, që nga mbrojtja. Luajmë lart, me shumë zotërim topi dhe teknikë. Trajneri po përpiqet çdo ditë të na mësojë shpejt taktikat e tij. Duhet kohë, por varet edhe nga ne: nëse impenjohemi çdo ditë dhe bëjmë atë që duhet në çdo stërvitje, do të mësojmë shpejt”, ka deklaruar Luiz fillimisht, i cili flet edhe për zërat e merkatos.

“Afrimi i mundshëm Ruganit? Për Çelsin është mirë që të ketë shumë lojtarë të fortë që kërkojnë një vend titullari. Kjo është një sfidë pozitive për të gjithë”, shprehet braziliani, që kërkon të tregojë vlerat e tij me londinezët.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.