Unai Emerit po i shtohet javë mbas jave kontingjenti te skuadra e “topçinjve” të Londrës. Pas afrimeve të Lenos, Lishtajner dhe Sokratis, vjen edhe blerja e uruguaianit Lukas Torreira nga radhës e Sampdorias, një operacion ky që ka kushtuar 30 milionë euro.
Mesfushori bëhet blerja më e shtrenjtë e Arsenalit gjatë kësaj merkatoje dhe pritet që Torreira të jetë një titullar i padiskutueshëm në mesfushën e londinezëve përkrah Granit Xhakës dhe Aron Ramsejt.
Objektivi parësor i Arsenalit për sezonin 2018/19 është renditja në katërshen vendeve të para e si rrjedhojë kualifikimi në Champions League, kompeticion ky që i mungon “topçinjve” prej dy sezonesh.
? #Torreira passa all’@Arsenal, il ringraziamento e il saluto del presidente #Ferrero e della #Sampdoria ? https://t.co/tUGwTXFzNd pic.twitter.com/FIUfnaQMUW
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) July 10, 2018