Mbape dhe Henri, ose ndryshe: I dashur armik…

Në vitin 1998 Franca arriti që të merrte Kupën e botës dhe në përbërje kishte një nga lojtarët më të mëdhenj të asaj kohe, Tierri Henri. Që nga ajo kohë francezëve u ka munguar Kupa e Botë, por sot janë më afër se kurrë arritjes së finales së madhe. Rastësi apo jo në 1998 ka lindur dhe ylli i Francës së sotme, Kilian Mbape. Normalisht që Mbape një ndër idhujt e tij ka pasur gjithnjë herrin, deri aq sa ai nuk ka nguruar që t’i kërkojë për të shkrepur një foto në vitin 2005, që ishte dhe dita kur “e shkuara” dhe “e ardhmja” u takuan.


Sot në 2018 jemi në një plan krejtësisht tjetër!
Mbape ka marrë përdore përfaqësuesen e tij dhe shpreson që të japë kontributin e tij për të marrë Kupën e Botës, por në gjysmëfinale është Belgjika. Ndonëse skuadra belge ka shumë yje, nuk mund të anashkalohet kurrsesi ish-ylli francez që është në rolin e asistentit të trajnerit.


Natyrshëm në këtë pikë na kujtohet të gjithëve filmi i famshëm “I dashur armik”, pasi sot të dy edhe pse janë pjesë e historisë së Francës do të jenë si kundërshtar. Njëri prej tyre do ta ndalë rrugëtimin e tij këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online