Revolucion, Milan i ri brenda pak ditësh

Ka marrë fund: Jonghong Li ka humbur kontrollin e Milanit për shkak se nuk ka arritur të shlyejë borxhet, ndaj tashmë Elliott Management Corporation merr pronësinë e klubit dhe brenda pak ditësh do të zyrtarizohet gjithçka. Sot shoqëria Project RedBlack, e krijuar vjet nga Elliott për operacionin Milan, ka marrë kuotat e Rossoneri Sport Investment Lux, kompania e Jonghong Li, që kishte 99,93% të aksioneve.

Drejtori i Radio Rossonera, Pietro Balzano Prota, ka postuar sot një mesazh në Twitter, ku njofton se të enjten do të mblidhet Këshilli i Administratës, aty ku do të vendoset mbledhja e asamblesë së ortakëve. Sipas rregullores, mbledhja lajmërohet 8 ditë përpara, ndajnë datën 20 korrik do të zhvillohet mbledhja e shumëpritur, ku do të zyrtarizohet ndryshimi i pronësisë së Milanit dhe për pasojë do të zbulohen edhe ndryshimet në Këshillin e Administrimit.

Mediat në Itali raportojnë se anëtarët kinezë të Këshillit, Jonghong Li, David Han Li, Lu Bo e Xu Renshuo, do të largohen, duke u zëvendësuar nga figura të zgjedhura nga fondi amerikan Elliott, që ka menduar edhe për Paolo Maldinin.

Në këtë mënyrë, merr fund një vit i epokës kineze, vit pa asnjë lajm të mirë për Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online