Salihi: Vllaznia, shkolla më e mirë për një futbollist! Ju tregoj pse!

Bashkia Shkodër nderoi një ditë më parë sportistët e qytetit verior dhe në ceremoninë e zhvilluar ishte edhe bomberi Hamdi Salihi. Sigurisht që ai është ndjerë mirë në një ambient të tillë. Më pas ka dhënë edhe një intervistë për “ShkodraSport.com”.

Salihi nuk e vë në diskutim kënaqësinë e përjetuar për faktin që ka veshur fanellën e Vllaznisë. “As nuk diskutohet kënaqësia që kam pasur të  vesh fanellën kuqeblu. Vllaznia ishte shkolla dhe vendi ku mora mësimet e para të futbollit, ishte shkolla më e mirë e mundshme që mund të kisha bërë ndonjëherë, ishin ato vite që jam kam kaluar me Vllazninë, ato vite që jam stërvit dhe kam luajtur me këtë skuadër”, ëshët shprehur ndër të tjera sulmuesi, i cili aktualisht është pjesë e Nojshtat në Austri.

Te Vllaznia sulmuesi ka pasur mundësinë të luajë me sulmuesi si Sinani e Martini, çka e ka ndihmuar atë.  “Prandaj e thashë se ka qenë shkolla më e mirë e mundshme që një sportist mund të kishte bërë, pasi  kam luajtur me Martinin, me Sinanin, Licin, Zmijanin, Beqirin, Telin, Belishën dhe shumë lojtarë nga të cilët mundesh të mësosh jo vetëm nga ana sportive, por edhe nga ana njerëzore.

VLLAZNIA SOT – Kuqeblutë garojnë në Kategorinë e Parë dhe këtë situata Salihi e komenton kështu: “Vërtetë është një situatë e vështirë dhe këtë e ka ndjerë gjithë qyteti, aq më shumë ata që janë pjesë e sportit. Por, përderisa bahet fjalë për sport, ky është sporti. Ka edhe ai humbjet dhe fitoret e veta. Vllaznia këtë vit ka humbur dhe gjëja e vetme që i ka mbetur është të ringrihet sa ma parë dhe të shkojë aty ku i takon”.

“Urimi për 100 vjetorin? Janë 100 vite plot sukses, plot krenari për çdo shkodran. Por do të thosha edhe për çdo shqiptar, sepse Vllaznia është krenaria edhe e Shqipërisë. Unë uroj që edhe në vitet e ardhshme vetëm të vazhdojë kjo traditë e deritanishme dhe pse jo edhe të përmirësohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online