Salihi var këpucët: Fjala FUND më duket shumë e rëndë

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Hamdi Salihi do të mbyllë karrierën e tij si futbollist. Vetë sulmuesi kuqezi me anë të një letre ka konfirmuar se do nuk do të vazhdojë më të luajë futboll dhe ndeshja e fundjavës kundër Insbruk do të jetë ndeshja e tij e fundit.

Letra e Salihit

Të dashur miq! Pasi e kam menduar gjatë dhe duke u konsultuar edhe me familjen dhe njerezit afer meje, kam vendosur qe ndeshja e kesaj fundjave kundër Ëacker Innsbruck të jetë edhe ndeshja ime e fundit e karrierës time si futbollist profesionist. Me shumë se sa t’ju informoj do doja me këtë mesazh t’ju falënderoja dhe t’ju thoja qe jam shumë i lumtur qe në këtë rrugëtim të mrekullueshëm ju njoha dhe kalova momente te paharrueshme për mua, të gjithe lojtarve me te cilet kam luajtur, shokë ekipi apo kundershtarë, trajnera, presidentë dhe drejtuesa klubi, tifozë te ekipeve ku kam luajtur dhe atyre kundershtare. Një falenderim te vecante per familjen time te cilet kan sakrifikuar shumë duke qene gjithmonë pranë meje, prinderit e mi të cilët kanë qenë mbështetja ime me e madhe dhe gjithashtu vëllezërit e mi të cilët kanë qenë kritikët dhe mësuesit e mi më të mirë në gjithë këtë rrugë. Duke mos e menduar veten asnjehere larg futbollit edhe ne të ardhmen, eshte e natyrshme qe edhe ky vendim i imi nuk ka ardhur sot per neser. Gjatë viteve te fundit krahas futbollit te luajtur, kam lexuar, studiuar dhe mbajtur shenime qe besoj se do jenë shumë të vlefshme për të ardhmen time në futboll. Prandaj ngaqë fjala FUND më duket shumë e rëndë, dua që këtë moment ta shikoj si nje FILLIM të ri të një karriere që shpresoj të më dhurojë të njejtat emocione me ata qe kam kaluar deri tani duke luajtur ne fushe.

Ju përshendes të gjithëve dhe mirupafshim se shpejti.

Hamdi Salihi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *