Salihi: Talente dhe guxim i Panuçit, është kthyer besimi

Ish-sulmuesi i famshëm i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, ishte i pranishëm në Elbasan për të ndjekur ndeshjen e Shqipërisë kundër Izraelit, ndërsa pas ndeshjes foli për mediat, duke komentuar fitoren e kuqezinjve të Panuçit. Salihi ka elozhe për të gjithë, duke u ndalur te besimi i Panuçit tek të rinjtë.

FITORJA – “Më vjen mirë që u rikthyem te rezultati që kishim nevojë, shpresoj të jetë ogur i mirë për vazhdimësinë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe kemi një motiv për besim, si sot”.

TË RINJTË – “Më pëlqen guximi i trajnerit për t’u dhënë formacionin disa lojtarëve të rinj dhe besoj se të gjitha ia shpërblyen dhe e justifikuan. E ardhmja duket e mirë, shpresoj të kemi edhe fatin me vete”.

E ARDHMJA – “Kemi të rinj shumë të mirë dhe kemi një trajner që beson shumë tek ta, kjo është shpresëdhënëse për të ardhmen. Fillimi ishte i mbarë, por le të shohim te ndeshja e dytë, sepse është kthyer besimi”.

SHANSET PËR KUALIFIKIM – “Të shohim ndeshjen e dytë, është Skocia përpara, duket të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

BALAJ E GURI NË SULM – “Shqipëria ka pasur dhe do të ketë gjithnjë shkodranë në sulm”.

KARRIERA NË AUSTRI – “Jemi në fazë rindërtimi te Nojshtat dhe besoj se edhe këtë vit do të jemi konkurrues. Shpresoj të ngjitemi në Bundesligë. Jam i lumtur në Austri, është vendi ku gjithnjë kam kaluar momente të mira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online