Strakosha: Panuçi na dha një këshillë të rëndësishme në pushim

Portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha, ishte perfekt në ndeshjen kundër Izraelit, duke na shpëtuar në disa raste, por pas ndeshjes, duke folur për RTSH, u tregua modest, duke mos pranuar të marrë merita.

Fituam, kjo ka rëndësi dhe jemi të kënaqur. Çdo lojtar jep më të mirën e vet, unë bëra detyrën dhe nuk mendoj se luajtëm keq si skuadër, të gjithë dhanë maksimumin.

“Në pushim trajneri na tha që të luanim sa më shpejt në pjesën e dytë, sepse Izraeli nuk po na bënte presion të madh. Na doli mbarë dhe morëm tre pikë të rëndësishme. Rasti i humbur nga Izraeli? Nuk mendova asgjë në atë moment, nuk kishim kohë”.

Më pas, Strakosha foli edhe për Supersport: “Kam akoma shumë për të kaluar babin. Jam i lumtur për skuadrën. bëmë mirë deri në minutën e 80 më pas u ndje lodhja. I treguam vlerat, pas disa ndeshjeve që nuk kishim bërë mirë. Nuk shoh ritmin, por e shoh në mënyrë kolektive. Vrapuam shumë dhe luftuam shumë ndaj arritëm të fitonim. Ishim të përqendruar dhe kur gabonte njëri rikuperonte tjetri”.
“Rasti më i rrezikshëm? Në fillim mendova se mund të shkaktoja 11-metërsh, por shyqyr që godita topin”.”Gabimet ndodhin në ndeshje, nuk ndahen gabimet, ashtu si nuk ndahen meritat. Jemi një skuadër, nuk ka rëndësi kush gabon. Për fat, kur Zahavi doli i vetëm dhe më shmangu, nuk gjuajti direkt dhe pata kohë të rikuperoja, duke i hequr topin, edhe pse rrezikova pak, sepse mund të shkaktoja penallti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online