Hamdi Salihi është 34 vjeç dhe jo vetëm që shënon gola, por luan rregullisht, duke treguar që gëzon një formë shumë të mirë fizike. Këtë sezon nuk e kishte gjetur ende rrugën e rrjetës dhe e ka bërë sot, teksa i ka hapur rrugë fitores së skuadrës së tij, që triumfoi 0-2
Nojshtad luante në transfertë kundër Vorvarts Steir dhe shkodrani ishte në fushë nga minuta e parë si zakonisht. Me fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 56-të, Salihi arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Ai gol u pasua edhe nga një tjetër në shtesë dhe Nojshtad mori pikët e plota. Kjo ishte fitorja e parë sezonale për skuadrën e sulmuesi shqiptar. Vjet Salihi arriti të shënojë plot 22 gola në ligën e dytë austriake dhe do tentojë të realizojë sa më shumë edhe sivjet.