Salihi nis sezonin e ri, i rrëshket këmba që në ndeshjen hapëse

Sulmuesi Hamdi Salihi do të jetë pjesë e ekipit Viener Neustadt dhe për sezonin e ri. Ai nuk ka lëvizur nga kjo skuadër, të paktën deri tani, ndërsa ditën e djeshme ishte në fushë, pasi kampionati në ligën e dytë austriake nisi.

Takimi i parë për skuadrën e shkodranit ishte në shtëpi kundër Linzit. 34-vjeçari e nisi si titullar dhe qëndroi për 90 minuta në fushën e lojës, por nuk arriti të linte shenjë në këtë sfidë. Sfida mes palëve u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 0-2.

Linzi arriti të shënonte dy gola në 90 minutat e para, nga 1 për çdo pjesë loje. Ekipi i shqiptarit nuk arriti të reagonte si duhet, pasi nuk ia doli mbanë të bënte shumë rezistencë në takimin hapës të ligës së dytë austriake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online